“Boll me këtë histori! A patë edhe ju të njëjtën ndeshje?!”

schedule10:23 - 26 Shtator, 2019

schedule 10:23 - 26 Shtator, 2019

Napoli i mposht 0-1 në shtëpi nga Cagliari, ndërkohë që Giancarlo Marocchi (ish-mesfushor i Juventusit nga 1988 deri në vitin 1996 ), analist i Sky Sport, ka tërbuar sulmuesin e Napolit, Lorenco Insigne, duke thënë: “Keni luajtur pa intensitet, sikur të ishte një miqësore në Dimaro”. Futbollisti i të kaltërve nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe ka kundërshtuar në lidhjen direkte me Sky Sport.

“Intensitet i ulët? Insistoni me këtë historinë e intensitetit? Ne edhe në Dimaro luajmë me të njëjtin intensitet. Ju keni qenë futbollist dhe e dini që gjithmonë luhet me intensitet maksimal. Nuk më vjen mirë të dëgjoj që nuk kemi luajtur me intensitet. Unë provova të shënoj, nëse ia dal jam një fenomen. Është ofendim të thuhet se nuk dhamë maksimumin, të gjithë kemi dhënë 200% nga vetja. Nëse doni të na gjykoni kështu, OK, nuk ka problem. Por unë nuk kam parë atë që keni parë ju”, është shprehur Insigne.

Më tej sulmuesi shton: “Nëse ajo tentativë për të kaluar topin mes këmbëve më dilte mbarë, të gjithë do thoshin që Insigne është fenomen. Nuk e bëra mirë dhe tani thonë të gjithë që Insigne nuk është i mirë. Duhet gjykuar e gjithë skuadra, jo vetëm një lojtar. “Tunelin” e provova në sulm. Nëse nuk e bëj atje, ku do e bëj? Në zonën time. E përsëris, kemi dhënë gjithçka”.

Insigne në fund e pranon se duhet të përmirësohen: “Një humbje e tillë dhemb. Do të përpiqemi të mos bëjmë të njëjtat gabime. Kundërshtari fitoi me vetëm një top të gjuajtur në portë, ndërsa ne nuk finalizuam shumë raste. Tani le të përgatitin ndeshjen tjetër, pasi kemi vetëm tre ditë kohë”. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!