“Boll, Maradona s’e mbron dot veten tani! Testamenti? Më mirë vdes urie…”

schedule18:34 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 18:34 - 7 Dhjetor, 2020

Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, më 25 nëntor dhe e gjithë bota e futbollit e vajtoi. Argjentinasi ishte i një planeti tjetër vetëm në fushë dhe do vinte dita që do dorëzohej para fatit të tij. Maradona u dorëzua, por jo ata që pretendojnë nga pasuria e tij apo që ai ishte babai i tyre.

Trashëgimia e tij, që shkon deri në 100 milion dollarë, është një çështje që do të marrë kohë të zgjidhet. Në Argjentinë kanë zbuluar se Diego kishte përjashtuar ish-bashkëshorten e tij, Veronica Ojeda, si dhe dy vajzat që kishte me të, nga testamenti.

Në lidhje me situatën e krijuar ka folur djali i Maradonës, Diego Jr, i cili kishte lindur në vitin 1986 dhe legjenda e futbollit e kishte njohur vetëm në vitin 2007. “Trashëgimia është gjëja e fundit në mendimet e mia. Do të preferoja të vdisja nga uria gjithë jetën time, në vend që të përballesha me këtë problem.

 

Ne si fëmijë u mblodhëm të gjithë së bashku për hir të babait tim. Situata është shumë e ngatërruar për momentin saqë nuk mund të jap një gjykim. Ndër të tjera ka edhe një hetim që është në proces e sipër”, shprehet Diego Jr. për Canale 5.

11 persona pretendojnë se janë fëmijët e Maradonës, sipas mediave në Argjentinë. Një koment në lidhje me këtë e ka bërë edhe Diego Jr., i cili është shprehur: “Në Argjentinë ka shumë versione të rreme që po qarkullojnë. Për jetën time kam respekt për disa lloj vuajtjesh, por duhet ta besh në një mënyrë sa më humane.

Kur shkon në varreza me avokatin tënd dhe mediat të pyesin për zhvarrosjen e trupit 48 orë pas vdekjes, është e shpifur. Nuk e pranoj. I respektoj njerëzit që veprojnë me procedurat e duhura. E kam thënë gjithmonë, që nëse janë vëllezërit e mi, jemi këtu për të gjithë dhe i presim krahëhapur. Gjithsesi duhet ta them që nuk mund të bëni luftë sepse babai im nuk jeton më dhe nuk e mbron dot veten”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!