Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin: Po kryen krime kundër njerëzimit në Gaza

schedule21:35 - 31 Tetor, 2023

schedule 21:35 - 31 Tetor, 2023

Qeveria e Bolivisë po prish marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Ministria e Jashtme e vendit konfirmoi të martën masën, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit në sulmet e tij në Gaza.

La Paz në mënyrë të ngjashme ndërpreu lidhjet me Izraelin në vitin 2009 në shenjë proteste kundër sulmeve izraelite në enklavën palestineze atë vit. Marrëdhëniet diplomatike u rinormalizuan vetëm në vitin 2020, nën qeverinë e Presidentes Jeanine Anez.

Ajo u largua në të njëjtin vit dhe u zëvendësua nga presidenti aktual, Luis Arce./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!