Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bolieri i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

schedule12:19 - 25 Maj, 2025

schedule 12:19 - 25 Maj, 2025

Një 52-vjeçar ka humbur ditën e djeshme në Tiranë në rrugën “Myslym Shyri”. Policia njofton se 52-vjeçari ishte duke çmontuar bolierin në shtëpinë e tij, por i bie në kokë dhe për pasojë ndërron jetë.

“Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H., për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!