Boksieri bullgar ndërron jetë gjatë duelit

schedule09:06 - 22 Shtator, 2019

schedule 09:06 - 22 Shtator, 2019

“Shkodra Boxing Night” duhej të ishte një festë në pasditen e të shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Boksieri bullgar Isus Veliçkov ka humbur jetën pas goditjeve të rënda që mori nga sportisti durrsak Ardit Muja.

Ishte raundi i pestë i ndeshjes kur boksieri bullgar u rrëzua në ring pa ndjenja çka solli edhe ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pak çaste më vonë ka mbërritur edhe autoambulanca e cila e ka transportuar sportistin në spitalin rajonal të Shkodrës. Mësohet se pas mbërritjes në spital Veliçkov ka ndërruar jetë. Supozohej  të ishte një dite feste, por përfundoi në tragjedi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!