Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim përfaqësues të partive opozitare. Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se takimi do të mbahet ditën e nesërme tek Pallati i Brigadave.
Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jetë situata politike në vend, e cila ka qenë mjaft e trazuar pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
LEXO EDHE: Protesta për Teatrin, Meta: Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë evropiane!
Opozita mungoi dy ditë më parë në tryezën për Reformën Zgjedhore, çka bëri që ky takim të dështojë. Nga ana tjetër kreu i shtetit ka mbështetur protestat kundër shembjes së Teatrit duke bërë thirrje që kauza e tij të vijojë deri në rindërtimin e godinës.
Kjo kërkesë e kreut të Shtetit, vjen pas thirrjes së përfaqësive të huaja diplomatike për finalizimin e Reformës Zgjedhore./abcnews.al