Bojkoti i Superiores, Libohova: S’është fundi i botës, kauza më e rëndësishmja

schedule11:36 - 26 Shtator, 2020

schedule 11:36 - 26 Shtator, 2020

Armand Duka, presidenti i FSHF, dhe Edvin Libohova, presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, kanë dalë sot para mediave për të prezantuar propozimet ligjore për qeverinë. Bëhet fjalë për ndryshimet që kërkohen në Ligjin e Sponsorizimit, si dhe kërkesat e tjera konkrete që kanë për qeverinë.

Fjalën e mori i pari presidenti i Ligës, Libohova: “U ra dakord që Liga të bënte gati një material shpjegues për kërkesat tonë. Një grup pune ka përgatitur propozimet konkrete. Zemra e paketës ligjore është Ligji i Sponsorizimit, në mënyrë që sporti të vërë vendin e duhur”.

Sa i takon rikthimit të garës, ai shtoi: “Jemi optimistë. Ne po mendojmë për rikthimin e tifozëve madje, jo më për rikthimin e garës. Rrezikohet sezoni? Ndodhi pandemia dhe futbolli u mbyll. Kemi humbur 4 vite që po merremi me kërkesat, pa marrë zhvillimet e pritshme.

Edhe nëse zgjat 4-5 javë nuk është fundi i botës, nëse luftohet për një kauzë. Është më e rëndësishme se javët e humbura të realizohet objektivi ynë”. Sa i takon vendimit për nisjen e kampionatit, Libohova e lë në dorë të presidentëve të klubeve të Superiores.

“Nuk mund të paragjykoj vendimet e mëtejshme. Presidentët e Ligës do të jetë ata që vendosin dhe besoj se do të ndërmarrin vendimin e duhur”, përfundoi Libohova deklaratën e tij. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!