Bojkoti i opozitës në Kosovë, Karadaku: Kurti dhe Osmani nuk kanë arritur ta unifikojnë klasën politike

schedule12:54 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 12:54 - 15 Dhjetor, 2022

Në një bisedë në studion e ABC Live gazetarja dhe autorja e emisionit Ballkan Linda Karadaku u shpreh që bojkoti i opozitës sot në Kuvendin e Kosovës gjatë fjalimit vjetor para deputetëve të presidentes Osmani tregoi se Kurti dhe Osmani, sepse ata janë bashkë, nuk kanë arritur ta unifikojnë klasën politike, por qëndrimi ka qenë ‘ne dhe ata’.

“Ka qenë gjithmonë ne dhe ata, pikërisht këtu qëndron dhe problemi, kjo është arsyeja pse partitë opozitare e akuzojnë presidenten që nuk ka qenë faktor unifikues. Fakti që për një gjë kaq të rëndëisshme, marrëveshja përfundimtare me Serbinë, nuk kemi parë një lloj grupi uniteti, për gjëra kaq të mëdha që nuk kanë të bëjnë me një parti politike, ka të bëjë me gjithë Kosovën, nuk ka arritur as Osmani dhe Kurti, janë bashkë, nuk kanë arritur të unifikojnë klasën politike, qëndrimi ka qenë, ne dhe ata”, u shpreh Linda Karadaku.

Për gazetaren Karadaku bojkoti sot i partive të opozitës në Kosovë tregon për pakënaqësitë e shprehura në vijimësi.

“Duhet pasur parasysh një gjë se Vetëvendosje po sillet sikur të ishte në opozitë, jo si të ishte në pushtet, është shumicë, dhe shumicë dërrmuese, ajo që po ndodh për partitë opozitare”, tha Karadaku./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!