“Boeing” dhe “Airbus” paralajmërojnë qeverinë amerikane për sigurinë e rrjetit 5G

schedule04:14 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 04:14 - 22 Dhjetor, 2021

Drejtuesit e kompanive më të mëdha të ndërtimit të avionëve, i kanë bërë thirrje qeverisë amerikane që të vonojë planet për aktivizimin e teknologjisë 5G. Në letrën drejtuar autoriteteve drejtuesit paralajmëronin, për ndikimin negativ që do kishte teknologjia në industrinë e aviacionit.

Teknologjia 5G mendohet  se mund të interferojë pajisjet elektronike të avionëve. Gjigandët e telekomunikacionit në SHBA “AT&T” dhe “Verizon” do të aktivizojnë shërbimin 5G në datën 5 janar. Drejtuesit e kompanive “Boeing” dhe “Airbus” në një letër dërguar Ministrit të Transportit Pete Buttigieg deklaronin, që teknologjia 5G do ndikojë në aftësinë e avionëve për të operuar në mënyrë të sigurt.

Në letrën e dërguar drejtuesit citonin, një studim të kryer nga Shoqata e Transportit Ajror të Amerikës që zbuluan që nëqoftëse teknologjia do të aktivizohej që në vitin 2019, rreth 345,000 fluturime pasagjerësh dhe 5,400 fluturime mallrash do të ishin përballur me vonesa, devijime ose anulime.

Gjigandët e telekomunikacionit  “AT&T dhe “Verizon” vonuan, planet për aktivizimin e teknologjisë 5G deri në 5 janar dhe morën masa për të ulur interferencën. Kompanitë e fluturimeve deklaruan që masat e marra nuk ishin të mjaftueshme. Kompanitë “Boeing” dhe “Airbus” propozuan që të kufizohej transmetimi celular rreth aeroportit dhe zonave kritike raporton “BBC”.

Shoqata e Telekomunikacionit dhe Internetit  në SHBA deklaroi, që teknologjia 5G është e sigurt dhe akuzoi industrinë e aviacionit për shtrembërim të fakteve. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!