Manjati amerikan, Todd Boehly duket se e ka me “pasion” të madh drejtimin e Chelsea, dhe kjo pasqyrohet fare qartë në numrin e transferimeve që “blutë” e Londrës kanë kryer deri më tani, ku si fokus nuk është vetëm përmirësimi i renditjes momentale, por dhe sigurimi i një brezi “të artë” në “Stamford Bridge”.
“Blutë” nisën të investojmë për sezonin 2023/2024, që tetorin e kaluar ku arritën të siguronin shërbimet e “fantazistit” francez, Christopher Nkunku pasi pagoi klauzolën prej 60 milionë eurosh në arkat e gjermanëve, të RB Leipzig. Tashmë pas Nkunku radhën si transferim i “së ardhmes” e ka mbrojtësi i krahut të djathtë, të Olimpique Lyon, Malo Gusto.
Edhe pse në moshën 19-vjeçar, Gusto është një titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes së Lyon e shumë të tjerë e konsiderojnë si më të mirin në Ligue 1 këtë sezon, një arritje jo pak e vogël kur para tij vendoset një kundërshtar i denjë, si marokeni Achraf Hakimi.
Sipas mediave dhe gazetarit të merkatos, Fabrizio Romano, Lyon ka pranuar ofertën e Chelsea prej 30 milinë eurosh plus bonuset, me 19-vjeçarin që do t’i nënshtrohet testeve mjekësore ditët në vazhdim dhe do të vazhdojë të luajë për Lyon deri në fund të sezonit, ashtu siç është parashikuar dhe në kontratën mes 2 klubeve.
Me Reece James, i cili ka një problem serioz me lëndimet e shpeshta, forcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes ishte një nga prioritetet e bordit të Chelsea dhe duket se transferimi në Londër i Gusto do t’i ofrojë siguri “bluve” për të paktën 5 deri në 6 sezonet e ardhshme. /i.m /abcnews.al