Bode: Qeveria paratë që merr më shumë nga taksat t’i çojë për paga e pensione

schedule21:53 - 24 Mars, 2022

schedule 21:53 - 24 Mars, 2022

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode ndërsa po komentonte situatën e rritjes së çmimeve në treg, tha se qeveria nuk duhet të ngrejë borde, por fitimin që merr si taksë mbi vlerën e shtuar ta shpërndajë në rritjen e rogave dhe pensioneve.

Bode theksoi në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo se qeveria merr një taksë 10% tvsh, dhe këtë taksë ajo mund ta rishpërndajë për ata që ka nën mbulesë siç është administrata, pensionistët dhe shtresat në nevojë, si dhe të nxisë biznesin të ndjekë të njëjtën rrugë.

Pjesë nga diskutimi:

Bode: Qeveria përgjigjet për ato që ka nën mbulesën e vet, paguan administratën, pensionet dhe shtresat sociale që ka marrë në mbrojtje. Detyra i qeverisë këtu lind që niveli i jetesës së shqiptarëve mos vijë në rënie. Taksat që mbledhim ne janë taksa mbi vlerën, për derisa rriten çmimet edhe taksat janë më të rritura, qeveria vetëm sa shpërndan rritjen e çmimit tek shërbimet e saj, sepse edhe qeveria s’ka shpenzimet e veta. Pra për të njëjtin vëllim mallrash qeveria arkëton 10% të ardhura në buxhet, pra ajo mund të bëjë rishpërndarje që të mbetet jek e jek. Siç po shihet kjo nuk është më një çështje e përkohshme, do të

Milo: Sot presidenti Macron ka thënë që keni një krizë ushqim ore në rritje dhe do të thellohet gjatë 18 muajve të ardhshme, duhet të mira administrojmë rezervat.

Bode: Ne e kemi me ligj se sa duhet të jenë rezervat.

Minxhozi: Po rezerva ushqimore e kemi me ligj?

Bode: Jo nuk kemi.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!