Boçi: Katrahura e instaluar nga Rama në arsim, është shndërruar në normë

schedule15:50 - 12 Shtator, 2020

schedule 15:50 - 12 Shtator, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për situatën e arsimit të vend, ndërsa është ndalur tek përzgjedhja e programit të studimit për maturantët që aplikojnë për në Universitet.

Boçi rikthen vëmendjen tek maturantët për të cilën thekson se sistemi aktual herë pas here shfaq probleme, ndërsa shprehet se  universitetet publike po marrin goditje ne degë të caktuara që janë drejt mbylljes.

“Katrahura e instaluar nga Rama në arsim, është shndërruar në normë. Kryeministri në ikje shtyn në ikje rininë, ndërsa ministres së tij tashmë të ikur, nuk i intereson fati i maturantëve tanë. Asnjë transparencë për ta!

Asnjë sqarim për çka ndodh! Asnjë përgjegjësi nga Rama e Shahini! Ndërsa kalvari i “bingos” para ekranit ka çuar në dëshpërim, shumë prej tyre”, shkruan ai.

Statusi:

Katrahura me maturantët

Momenti më i rëndësishëm për maturantët, ai i zgjedhjes së programit të studimit (degës) në Universitete, po kalon në një heshtje tinzare.

Ministria e Arsimit e konsideron rutinë, ndërkohë që rutina nga prapa kuintave vlon.

Rama fërkon duart, ndërsa gati 1/3 nga 32.126 mijë maturantë kanë preferuar largimin nga vendi, për të ndjekur studimet apo punuar jashtë.

Shifra është tronditëse.

Rama i llogarit vota kundër dhe mundohet ta fshehë kënaqësinë e largimit të tyre.

As covid-19 e as kyçja e kufijve shqiptarë, nuk i ka penguar të rinjtë të largohen nga sytë këmbët.

Ata që janë këtu, nuk po dinë çfarë po ndodh me aplikimet.

Sistemi gjysmak shfaq herë pas here probleme dhe të rinjtë e familjarët akuzojnë për ndërhyrje.

Ndërkohë nga të dhënat, universitetet publike po marrin goditje ne degë të caktuara që janë drejt mbylljes.

Katrahura e instaluar nga Rama në arsim, është shndërruar në normë.

Kryeministri në ikje shtyn në ikje rininë, ndërsa ministres së tij tashmë të ikur, nuk i intereson fati i maturantëve tanë.

Asnjë transparencë për ta!

Asnjë sqarim për çka ndodh!

Asnjë përgjegjësi nga Rama e Shahini!

Ndërsa kalvari i “bingos” para ekranit ka çuar në dëshpërim, shumë prej tyre.

Ja një pjesë e ankimimeve të tyre që askush nuk i jep përgjigje!

 

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/posts/2708584839385352

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!