Eugen Isaj iu gëzua vetëm për disa orë fitores së mandatit në qarkun e Elbasanit në 25 Prill, pasi Luçiano Boçi theu herësin duke i marrë vendin në parlament.
Megjithatë kjo duket se nuk e ka dekurajuar Isain, i cili është rikthyer në bazë për të falënderuar strukturat për fushatën, pavarësisht humbjes së PD-së.
“Me strukturat tona ne Hajdaran, Mlize dhe Shelcan. Shembulli me i mire qe nuk ka zona te veshtira apo te lehta , ku ka perkushtim , besim e zemer cdo gje ndryshon” shkruan Isai në një postim në Facebook./ db/ Abcnews.al