Edinson Cavani po kalon një moment shumë pozitiv te Manchester United. Sulmuesi nga Uruguai ndodhet në formën e tij më të mirë, teksa shënoi dy gola dhe dhuroi dy asiste në fitoren 6-2 ndaj Romës në gjysmëfinalen e parë të Europa League.
Goleadori latin del lojtar i lirë në fund të sezonit. “Djajtë e Kuq” janë shumë të kënaqur me rendimentin e tij dhe shpresojnë ta zgjasin bashkëpunimin me të. Trajneri Solskjaer e deklaroi publikisht një dëshirë të tillë.
Boca Juniors e kërkon në Argjentinë dhe Cavani ka qenë në dilemë gjatë kësaj kohe. Në “Old Trafford” e duan të gjithë, teksa e madhe është edhe dëshira për t’i dhënë fund aventurës evropiane e për t’u kthyer në kontinetin e tij.
.@ECavaniOfficial tiene decidido seguir en el @ManUtd
•La semana próxima debe hacerse oficial.
•Tuvo dudas, pero pese al interés de @BocaJrsOficial, cumplirá el contratoEn un rato ampliamos en @SC_ESPN @SportsCenter_nt @espnfc @ESPNDeportes
— moisESPN (@moillorens) April 30, 2021
Gjithsesi, në fund ka triumfuar mbështetja, vlerësimi dhe dashuria e madhe që po merr nga Manchester United. Gazetari i ESPN, Moises Llorens jep lajmin e mirë për tifozët angleze në një postim të bërë në Twitter.
Sipas tij, 34-vjeçari ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin anglez, duke ushtruar të drejtën për të zgjatur bashkëpunimin me një tjetër vit. Tani nuk ka dyshime, “El Matador” do e shohim sërish në Premier dhe gjithçka do të zyrtarizohet javën e ardhshme. /abcnews.al