Boboshtica, fshati i rakisë së manit, ku nuk gjen vend të ulesh në lokale

schedule14:50 - 28 Korrik, 2019

schedule 14:50 - 28 Korrik, 2019

Boboshtica është një nga fshatrat e Korçës që njihet për rakinë e manit. Por i kthyer në vëmendjen e vizitorëve dhe turistëve, në këtë vend vështirë të gjesh tavolinë në një lokal për shkak të fluksit.

Boboshtica nuk është vetëm fshati i rakisë së manit, por edhe i tavernave, gatimet e tē cilave ruajnë shijen e traditës së hershme të zonës. Jo vetëm fundjavat, ku vështirë se gjen vend pa bërë më parë prenotimin, por çdo ditë, fshat i vogël, që vetëm 7 km e ndajnë nga Korça pret dhjetra vizitorë, që vijnë enkas për shijen e veçantë të menusë së larmishme, që servirin tavernat.

Boboshtica vit pas viti po përfshihet në ofertat turistike të atyre që zgjedhin për pushime juglindjen, si një destinacion, ku duhet të qëndrosh patjetër. Shumica e vizitorëve janë ditorë dhe vijnë enkas për të drekuar mes freskisë dhe gjelbërimit. Menuja është kudo e njëjtë, nga lakrori tek mishi i pjekur, por shija e çdo taverne, mbetet unike.

Një pjesë e tavernave kanë mbetur besnikë të traditës jo vetëm në gatime,por edhe në arredim. Ndërtuar prej guri dhe kombinuar me dru, rrethuar me pemë dhe zbukuruar me lule, poshtë faqes së malit, ku ndihet freskia edhe në ditët më të nxehta.

Fluksi i vizitorëve,që nuk i mungojnë fshatit në asnjë stinë, ka rritur interesin e bizneseve,për të investuar jo vetëm për tavernat, por edhe për hotele dhe bujtina. /ABC news Albania 24/7 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!