“Bob Marley” shqiptar: Mund të financoj Dinamon, dihet pse na iku Rashica

schedule16:32 - 8 Prill, 2020

schedule 16:32 - 8 Prill, 2020

Altin Lala këto kohë vijon të punojë dhe kështu e shmang herë pas here karantinën. Në një lidhje direkte me Supersport, në emisionin “Fan Zone”, ai flet për tema të ndryshme dhe sigurisht që kombëtarja nuk mund të shmangej.

“Kam qenë punëtor në fushë, jo golashënues. Nuk mund të veçoj një ndeshje, janë shumë ndeshje të veçanta”, shprehet fillimisht Lala, i cili tani bën menaxherin. “Kemi pasur një ekip shumë cilësor atëherë, luanin titullarë në klubet e tyre. Kjo është e rëndësishme për një kombëtare.

Vazhdimisht ka pasur edhe luhatje. Atëherë ishte edhe kohë tranzicioni në futbollin shqiptar. Kam parë emra të mëdhenj në stadium, si Muça, Kushta, Omuri, Zmijani, Demollari e të tjerë. Ai brez do ishte edhe më mirë se ne, po të hapeshin kufijtë. Ne dolëm jashtë dhe patëm mundësinë të punonim. Kishim fat ikëm më të vegjël”.

 

“Financim te Dinamo? Është skuadra ime e zemrës, kam qenë edhe tifoz. Kishte vetëm 350 tifozë dhe aty shkoja edhe unë. Pastaj luajta me ta. Për momentin nuk e di si funksionin, nuk ka as klub, as fusha. Për momentin nuk mund të them gjë, por në të ardhmen edhe mund të bëj ndonjë gjë”.

“Më emocionuesja ka qenë ndeshja me Greqinë. Nuk luajtëm ne, ishte ndeshja e tifozëve. Ata e fituan ndeshjen kundër tyre. Kam luajtur edhe në Gjermani me 80 mijë tifozë, por nuk kam parë presion si në atë ndeshje”.

“Pas deklaratës së trajnerit zviceran, që nuk foli me shumë respekt. Pasi shënova gol isha i mërzitur me Kobi Kuhn, ishte i vjetër, 70 vjeç. Nuk kam bërë shumë gola për të bërë gjeste të tilla”, u shpreh Lala, i cili foli më pas edhe për modelin e flokëve.

 

“I kisha flokët si Bob Marley, edhe pse nuk dija të këndoja. Ishin ato gabimet e moshës. I preva flokët pasi erdha me kombëtaren. U rrita edhe unë. Djali? Ai luan futboll amerikan. Unë për shembull, po të ishte paralel finalja e Champions League dhe Super Bowl, do shihja këtë. Më pëlqen se është lojë më ekipore”.

“Nuk e binda unë, ai u bind nga fakti që kombëtarja nuk e mori. Ishte logjike të shkonte të luante për Kosovën, jo vetëm për inat, por për të nisur diçka të re. Ai është produkt i futbollit të Kosovës. Unë nuk merrem me politikë, por ata duhet t’i bashkojnë vendet dhe ai të luajë për Shqipërinë patriotike. Ka shpesh komente në rrjetet sociale. Shamë Behramin, pse luan në Zvicër, por është shqiptar. Aty ku të jesh përfaqësoje veten. Si shqiptar në Zvicër, në Itali apo në Gjermani. Normal duam një kombëtare të fortë dhe do ishte po të ishte Kosova e Shqipëria bashkë”.

 

“Rashica te Liverpool? Me rëndësi është të fillojnë kampionatet. Do duhet kohë ta marrin veten. Deri kur të luhen ndeshjet me tifozë, do të duhet kohë. Nuk mund të them ndonjë gjë për momentin”.

“Kosova ka shanse shumë të mira të shkojë në Europian. Kanë kualitet t’i fitojnë të dyja ndeshjet. Të shohim si do jetë gjendja fizike e të gjithëve. Askush nuk ka avantazh. Të dyja ndeshjet i kanë jashtë, ky është fat i keq”.

“Shqipëria ka djem të rinj, si Broja dhe Kumbulla. Pastaj janë edhe Bare e Manaj, Do dalin edhe të tjerë të rinj, që do e përforcojnë kombëtaren. Shpresoj që shpejt të kualifikohemi. Kam pasur ëndërr të jem në Europian dhe e përjetova, edhe pse jo në fushë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!