Boateng: Shihja Messin dhe doja ta lija futbollin! CR7? Shembull për të rinjtë

schedule13:19 - 25 Nëntor, 2020

schedule 13:19 - 25 Nëntor, 2020

Kevin Prince Boateng pranoi thirrjen e dyshes Berlusconi-Galliani për të ndihmuar Monzën për t’u ngjitur në Serie A, madje bëri edhe një sakrificë ekonomike.

33-vjeçari ganez ka dhënë një rrëfim interesant për DAZN, aty ku flet rreth vetes, premton një festim të ri nëse ai dhe Monza rikthehen në elitën e futbollit italian dhe e mbyll me Leo Messin e CR7.

Nga Gjermania kam marrë ashpërsinë dhe përpikmërinë, nga Gana ritmin dhe pasionin për muzikën, por në fund të fundit ndihem shumë italian.

 

 

Nëse ia dal të ngjis Monzan në Serie A, do të shpik një vallëzim të ri për të festuar arritjen. Leo Messi? Kur e shijoja nga afër se çfarë bënte, më vinte dëshira për ta lënë futbollin.

Nga ana tjetër është edhe Cristiano Ronaldo, një makineri luftë. Është mbresëlënëse mënyra se si e menaxhon veten, të gjithë të rinjtë duhet ta kenë idhull“, deklaron Boateng. /abcnews.al