Mesfushori ganez, Kevin Prince Boateng, kaloi një aventurë shumë të suksesshme te Milani. Boa ka luajtur për shumë ekipe të njohura në Europë, por klubi që i ka mbetur në zemër, janë pikërisht kuqezinjtë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Boateng pranoi se do të dëshironte të rikthehej në Milano, pasi është i aftë të luajë dhe për 2-3 sezone të tjera në nivelet më të larta.
“Gjithmonë më pyesin se te cili ekip do të dëshiroja të rikthehesha dhe unë gjithmonë them te Milani. Ai klub do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Kam luajtur për shumë klube të mëdha gjatë karrierës time dhe mendoj se jam i aftë fizikisht dhe mendërisht të luaj edhe për dy-tre vite në nivelet më të larta”, u shpreh Boateng./abcnews.al
Boateng: Bana ‘Nereye geri dönmek istersiniz?’ diye sorsanız her zaman Milan derim. Milan benim için her zaman kalbimin takımı olmuştur.
Birçok dünyaca ünlü kulüpte oynadım. Her zaman kafa olarak güçlüyüm. İki veya üç sezon daha yüksek seviyede oynayabileceğimi düşünüyorum. pic.twitter.com/qsRjAOHHrs
— Fanatik #EvdeKal (@fanatikcomtr) April 19, 2020