BMW zbulon “bishën” e re, M4 vjen me një dizajn komplet të zi

schedule12:51 - 26 Tetor, 2020

schedule 12:51 - 26 Tetor, 2020

Një version i ri i BMW është lançuar nga marka bavareze. Modeli i ri është krijuar në bashkëpunim me themeluesin e Kith, Ronnie Fieg dhe vetëm 150 njerëz do të jenë fatlumët ta bëjnë të tyren. M4 Competition x Kith vjen me një dizajn komplet të zi, që nxjerr në pah dinamizmin dhe epërsinë e makinës.

Motori gjashtë cilindra tre litërsh M twin-Power Turbo prodhon 510 kuaj fuqi. Mund të arrijë një shpejtësi nga 0-100 për rreth 3.9 sekonda dhe kap një shpejtësi maksinale 200 km /orë vijnë rreth 12.5 sekonda. Logoja M4 Competition është zëvendësuar nga një tjetër në të zezë Kith me vija BMW M në të njëjtin stil.

Logoja shfaqet gjithashtu në formë të ndritshme poshtë mbështetëseve të sediljeve M Carbon, ndërsa mbishkrimi Kith është gdhendur në pjesën mbështetëse të kokës. Përveç lëvizjes klasike me rrota të pasme, M4 Competition x Kith është në dispozicion sipas kërkesës me një sistem “M x Drive me të gjitha rrotat”. Modeli i ri do të jetë në treg duke filluar nga vera e vitit 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!