BMW-ja përfundoi brenda gjykatës, arrestohet shoferi 28-vjeçar në Dibër

schedule09:21 - 2 Gusht, 2022

schedule 09:21 - 2 Gusht, 2022

Policia e Dibrës ka arrestuar 28-vjeçarin, i cili shkaktoi aksidentin mbrëmjen e kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë. Policia bën të ditur se është vënë në pranga F.S., 28 vjeç, banues në Dibër.

Ky i fundit duke drejtuar automjetin  tip ‘BMW’,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës. Për pasojë mbeti I dëmtuar lehtë edhe punonjësi i sigurisë G.D, 33 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F.S., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin  tip ‘BMW’,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe gjithashtu  aksidentoi jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, 33 vjeç, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al