“BMW-ja” luksoze merr para shtyllën elektrike, disa zona pa energji në Tiranë

schedule20:32 - 12 Prill, 2021

schedule 20:32 - 12 Prill, 2021

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lundrës, ku një makinë luksoze, tip “BMW X5” është përplasur me një shtyllë elektrike duke e rrëzuar.

Si pasojë e rrëzimit të kësaj shtylle, kanë mbetur pa energji elektrike, pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e Madhe, Gurrë e Vogël në Tiranë.

“Për shkak të një defekti në  një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën,  kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim. E.L/abcnews.al/