Blue Boys nuk durojnë më: S’ka bir k…. që tallet me Dinamon, kalojani klubin italianëve

schedule17:13 - 9 Nëntor, 2019

schedule 17:13 - 9 Nëntor, 2019

Dinamo vazhdon të humbasë dhe të zhgënjejë. Ekipi kryeqytetas u mposht 4-0 në Lezhe përballë Besëlidhjes vendase dhe vazhdon të renditet në vend të fundit të grupit A të Kategorisë së Parë.

Blutë numërojnë vetëm një pikë pas tetë javëve të parë dhe janë me një këmbë në Kategorinë e Dytë. Kjo ecuri ka acaruar tifozët e Dinamos, të cilët kanë reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Blue Boys” sulmojnë ashpër drejtuesit dhe lojtarët, madje i kërcënojnë ata. Ultrasit e Dinamos ftojnë presidentin Besnik Sulaj t’i japë fund zvarritjeve dhe të nxitojë për të kaluar pronësinë e klubit drejt investitorëve italianë, që përfaqësohet nga biznesmeni Marco Pontrelli.

Reagimi i plotë i Blue Boys

Lojëra të pista po luhen me Dinamon! Ndeshja e sotme ishte vetëm maja e ajsbergut. Te gjithë ata qe kërkojnë te tallen me fanellën Blu do te marrin përgjigjen e merituar! Nuk ka bir k…. qe te tallet me Dinamon, qofte drejtues apo lojtar, megjithëse emrat e tyre i kemi ne duar! Përgjigjen do ta merrni shumë shpejt!

I bëjmë thirrje Presidentit në letra, qe ta kaloje sa me shpejt pronësinë ne duart e investitorëve Italiane pasi procesi po zvarritet prej javësh me justifikime te kota. Mos harroni qe ky palo-sponsor i Fshf na solli këtu ku jemi e tani u fut prapë ne valle për te prishur pune! Vërini gishtin kokës“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!