Bloomberg: “Mirëmbajtja e jahteve ruse të konfiskuara do t’i kushtojë Italisë miliona dollarë në vit”

schedule15:59 - 7 Nëntor, 2022

schedule 15:59 - 7 Nëntor, 2022

Mirëmbajtja e jahteve të sekuestruara nga oligarkët rusë do ti kushtojë Italisë 40 milionë dollarë në vit, sipas Bloomberg, i cili i ka kushtuar një artikull të gjatë dhe të detajuar pasojave të sekuestrimit të këtyre ‘mega-lodrave ruse’ të bllokuara prej muajsh në disa porte.

Gjatë muajve të fundit, sekuestrimi i aseteve ruse u cilësua si një akt drejtësie, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës-  një imazh i suksesshëm për qeveritë perëndimore.

Por nga pikëpamja financiare “është një fatkeqësi totale”, shkruan Bloomberg.

Shumica e këtyre jahteve “zhvasin” para dhe në disa vende, por jo të gjitha, ato para vijnë nga taksapaguesit, theksohet në artikull.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!