Bloomberg: Jeff Bezos miliarderi më i pasur në 2017

schedule10:31 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 10:31 - 28 Dhjetor, 2017

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon renditet si njeriu më i pasur në botë në 2017, duke lënë pas edhe Bill Gates. Sipas renditjes së miliarderëve për këtë vit, të hartuar nga Bloomberg, i pari është Presidenti i Amazon, me një pasuri totale 99,6 miliardë dollarë. Vetëm këtë vit pasuria e Bezos u shtua me 34,2 miliardë dollarë. Pas tij vjen bosi i Microsoft, Bill Gates me 8 miliardë dollarë pasuri më pak se Bezos.

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook renditet i pesti këtë vit në listën e miliarderëve më të pasur të botës, sipas klasifikimit të Bloomberg. Pasuria e tij shënon një shifër 72,6 miliardë dollarë.

500 njerëzit më të pasur në botë kanë një pasuri prej 5300 miliardë dollarë, ose 1000 miliardë dollarë më shumë se në 2016./abcnews.al