Bloomberg bën parashikimin, zbulon kur Rusia do të aneksojë territoret e pushtuara ukrainase

schedule13:58 - 21 Korrik, 2022

schedule 13:58 - 21 Korrik, 2022

Zyrtarët ruse po përgatiten të mbajnë referendume në zonat e kontrolluara nga forcat ruse gjatë javëve të ardhshme. Qëllimi është të zhvillohen referendume deri më 15 shtator për aneksimin e tyre. shkruan Bloomberg, duke cituar persona të afërt të Putinit.

Projekti është ndërmarrë nga zëvendës shefi i kabinetit të Kremlinit, Sergei Kiriyenko, i cili është sanksionuar nga SHBA dhe BE dhe i cili shpesh ka vizituar territoret e pushtuara të Ukrainës për të mbikëqyrur përgatitjet, me fokus  rajonet Donetsk dhe Luhansk, domethënë në Donbass por edhe në rajonet jugore të Kherson dhe Zaporizhia.

“Vendimi është i tyre”, tha Kremlini.

Kremlini ka mohuar publikisht se po planifikon referendume në territoret e pushtuara. “Vendimet për fatin e ardhshëm të këtyre njerëzve janë në duart e tyre”, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.

“Do të jetë vendimi i tyre nëse do të mbajnë referendume.”

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se objektivat e “operacionit special ushtarak” nga forcat e Putinit do të shtriheshin përtej Donbasit. Për këtë ai fajësoi, furnizimin e Ukrainës me armë nga Perëndimi.

Këto territore janë “qëllimet kryesore” të Putinit, sipas Tatyana Stanovaya, e cila beson se presidenti rus ende po kërkon kapitullimin e Ukrainës në kuadrin e një konfrontimi më të gjerë me Perëndimin, raporton abcnews.al.

Planet e Kremlinit mund të sinjalizojnë një intensifikim të operacioneve gjatë verës, pasi Rusia kërkon të konsolidojë kontrollin mbi territoret e pushtuara dhe të lërë pak hapësirë ​​për bisedimet e paqes.

Nëse Rusia vazhdon me aneksimin, ajo do të kontrollojë një të pestën e territorit të Ukrainës, duke krijuar një “urë” tokësore me Krimenë dhe duke kërcënuar të rrethojë portet e rëndësishme të Ukrainës që përdoren për eksportet e grurit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!