Blog - Abc News

Bring to the table win-win survival strategies to ensure proactive domination. At the end of the day, going forward, a new normal that has evolved from generation.
vete.gif
in a15:07 | 28/03/2020

As të shtunave të zakonshme të para mbërritjes së koronavisurit, Tirana nuk kanë qenë e gjitha në rrugë si kjo shtunë.

Para izolimit detyrues të së dielës të gjithë shpejtojnë të blejnë në markete para se të mbyllen në orën 13:00. As punonjësit e këtyre ushqimoreve nuk mund të vendosin radhë, ndërsa distanca e domosdoshme është e pamundur të krijohet.

Situata nuk ndryshon as tek furrat e bukës.

Të tjerë shpejtojnë të marrin pensionin, që mesa duket nuk u shkon në shtëpi, siç u deklarua nga qeveria.

“Shkuam te posta dhe na thanë shkoni atje ku tërhiqni paratë”, tregon një qytetar.

Edhe faturat e ujit apo dritave i bëjnë sidomos të moshuarit të mos i nënshtrohen urdhërave për të qëndruar në shtëpi.

Nga e hëna do të do nis aplikimi i rregullave të reja edhe më shtrënguese. Ata që do të dalin qoftë për të bërë pazar fillimisht do të duhet të marrin autorizim përmes aplikimit online. Në të kundërt do të ketë ndëshkime./abcnews.al

WhatsApp-Image-2020-03-21-at-12.26.11-1-928x579-1.jpeg
Autor E15:02 | 28/03/2020

Policia e shtetit ka publikuar sëfundmi një mesazh përmes të cilit sqaron se si do të merren lejet dhe mbi të gjitha në cilat fasha orari janë të vlefshme ato.

Sipas Policisë së Shtetit, lejet për të dalë jashtë do të jenë të vlefshme vetëm për fashën e orarit 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës dhe jashtë këtij orari nuk do të lejohet askush të lëvizë, me ose pa leje.

“Policia e Shtetit rikujton se “Leja për dalje” do t’i refuzohet çdo pensionisti, si një nga grupmoshat më të rrezikuara për t’u prekur nga COVID-19.

Për rastet e fatkeqsive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetari duhet të telefonojë në numrin 112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen”, njofton policia.

Kush kërkon të dalë për të bërë pazar apo blerë ilaçe mund ta aplikojë për leje në e-Albania dhe në numrin 55155.

Njoftimi i plotë

Sqarim i Policisë së Shtetit

Si do të lëvizin këmbësorët në zonat urbane, nga data 30 mars?

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në zonat urbane, Policia e Shtetit sqaron se:

Nga data 30 mars 2020 e në vijim, në e-Albania do të ofrohet shërbimi online “Leje për dalje” nga shtëpia. Kjo leje vlen vetëm për fashën orare 05:00-13:00, për të bërë pazar apo blerë ilaçe.

“Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë. Sistemi ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ku verifikohet përkatësia familjare e aplikantit dhe mesazhi miratues që mbërrin në telefonin e qytetarit është konfirmim për strukturat e Policisë.

Policia e Shtetit rikujton se “Leja për dalje” do t’i refuzohet çdo pensionisti, si një nga grupmoshat më të rrezikuara për t’u prekur nga COVID-19.

Për rastet e fatkeqsive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetari duhet të telefonojë në numrin 112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

Gjithashtu, sqarojmë se në orarin 05:00 deri 13:00, nuk do lejohet asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme.

Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë aryse.

Në zbatim të këtyre masave kufizuese, Policia e Shtetit apelon për familjarët që duan të bëjnë pazar apo të blejnë ilaçe që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, pasi patrullat policore, nëse konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj shkelësve.

Dajsinani-Jashanica-Skenderbeu.png
Vladimir Prenga14:58 | 28/03/2020

Bajram Jashanica, për dy vite qëndroi larg fushave të blerta. Një pakujdesi bëri që ai të dilte pozitiv me doping pas ndeshjes kundër Young Boys. Ajo periudhë ka kaluar dhe qendërmbrojtësi nuk dëshiron ta kthejë kokën prapa.

“E kam thënë shumë herë se kjo ishte periudha më e errët e karrierës time. I lutem Zotit mos t’i ndodhë ndonjë futbollisti siç më ka ndodhur mua, nga pakujdesia, që më kushtoi karrierën në futboll. Tani për tani nuk dua as të mendoj, sepse jam duke shikuar vetëm përpara”, është shprehur Jashanica në intervistën e dhënë për “Gazeta Olle”.

Tani ai po stërvitet në shtëpi dhe i vjen keq që kampionati u ndal në një moment që ai po kalonte një formë të mirë. “I nisa mjaft mirë ndeshjet në kampionat, por fati i keq ishte pezullimi i ndeshjeve për shkak të këtij virusi. Pres që kjo situatë të kalojë sa më parë.

Tani për tani jam duke stërvitur në kushte shtëpie, me ato mundësi që kam për ta mbajtur formën në nivel”, tha Jashanica, i cili foli edhe për Kosovën, që sipas tij do e kalojë Maqedoninë e Veriut dhe shpreh gatishmërinë e tij në çdo moment për përfaqësuesen dardane. /abcnews.al

pesni.gif
in a14:57 | 28/03/2020

Pas orës 13:00 të kësaj të shtune pensionistëve u është ndaluar të dalin, qoftë për të bërë pazar, qoftë për të marrë medikamente.  Ata, me urdhër të kryeministrit duhet të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre.

“ABC News” takoi disa prej tyre dhe duket se urdhri do të jetë e pamundur të zbatohet nga të gjithë.

“Kjo është me keq se në luftën e dytë botërore”, thotë një qytetar.

“Ai më thot mos dil, ku do të shkoj unë. Do të dal se nuk kam bukë për të ngrënë”, shprehet ai.

Një pjesë e madhe e pensionistëve janë të vetëdijshëm se ata janë të rrezikuar të preken dhe pranojnë kufizimin e ri që u është vendosur.

“Nuk do të dalim do të zbatojmë urdhërin. Do të marrim në telefon. Po erdhi njeri mirë, nuk erdhi, do presim”, shprehet një tjetër i moshuar.

Kreu i qeverisë, në urdhrin për ndalim, ka thënë se pensionistët që jetojnë të vetëm do të ndihmohen nga qeveria./abcnews.a;

na.gif
in a14:50 | 28/03/2020

Sopranoja e njohur Eva Golemi rrëfen  për “ABC News” nga shtëpia e saj ditët e qëndrimit në karantinë. Artistja së bashku me pjesëtarët e saj të familjes japin mesazhe mjaft pozitive në këto ditë të vështira të COVID-19.

“Kam dy javë që qëndroj në shtëpi. Më prindërit komunikoj vetëm në rrjete sociale. Dal vetëm në rastet kur më duhet të bëj pazarin”, shprehet sopranoja  e njohur.

Eva Golemi, me shumë pozitivitet tregon se disa rregulla janë shumë të rëndësishme për tu respektuar, sepse duhet të kuptojmë se sa e rëndësishme është jeta.

Më tej ajo tregon detaje se si e kalon kohën në shtëpi, për më tepër ndjekim videon:

 

 

tom-hanks-rita-wilson-released.jpg
So Nila14:45 | 28/03/2020

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson u kthyen në shtëpinë e tyre në Los Angeles pasi kaluan disa javë në izolim si pasojë e diagnozës pozitive me koronavirus.

Aktori preku tokën dhe kërceu kur zbriti nga avioni privat. Më pas, çifti u fotografua në një makinë bashkë, rrugës për në shtëpi.

Tom dhe Rita, të dy 63 vjeç, ndodheshin në Australi për fazat e para të produksionit të filmit biografik mbi jetën e Elvis Presley, me regji të Buz Lurhmann. Atje morën lajmin se ishin infektuar me koronavirus.

Ata u shtruan për pak ditë në spital dhe më pas u izoluan në shtëpi. Dy javë pas diagnozës dhe pak ditë para se të udhëtonin drejt Amerikës, aktori tha në Tëitter se ai dhe bashkëshortja ndihen më mirë./abcnews.al

hamilton-fans.jpg
Vladimir Prenga14:41 | 28/03/2020

Mënyra nga më të ndryshmet për të tërhequr vëmendjen. Në rrjetet sociale shikon video nga më të ndryshme, teksa ka njerëz që shfaqen duke kërcyer, të tjerë që këndojnë, ndonjë që i bën rreng të dashurës apo ndonjë familjari.

Në Skoci një djalosh 20-vjeccar i ka habitur të gjithë. Jamie Towers ka fituar kampionatin në Football Manager, me skuadrën e tij të zemrës, Hamilton. I riu nuk mund ta kalonte një ngjarje të tillë pa e festuar.

Ai ka ndezur një tymuese të kuqe dhe e ka nxjerrë në dritare, ndërkohë që fotot i ka postuar edhe në llogarinë e tij në “Twitter”: “Dita e 14-t pa futboll. Sapo fitova kampionatin në Footballa Manager”. /abcnews.al

as.gif
in a14:23 | 28/03/2020

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat theksoi se masat drastike janë shumë të domosdoshme për parandalimin  e koronavirusit. Më tej ai u ndal te komentet kritikuese për rritjen e masave, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të shohin se çafrë po ndodh me shtetet tjerë, pasi sipas tij nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur jetën.

“Unë bëj rolin e babait, por si mendoni ju se më pëlqen dhe më gëzon mua të marr këto masa shtrënguese. Si mendoi, ju se më përlqen mua të mbyll shkolla, të mbyll biznese, në shtëpi.

Të rri t’ju tregoj ju deri sa më lodhen nervat mua që të qëndroni në shtëpi.

Sikur unë rri në shpellën e një thesari me florinj, unë ju tremb ju, në vend që t’ju jap shpresë sepse ju them papushim të ruheni të mbroni familjet nga kjo mortje. Nuk e shihni si u katandis edhe ushtria amerikane.

Nuk e kuptoni ju që në këtë luftë botërore as Amerika s’ka rrugë tjetër veçse të futemi brenda. Ç’a kërkoni, t’ju tregoj përralla? Apo ta shkrij arkën e kësaj shtëpie sot dhe nesër të shoh si do përfundojmë në një gropë më të zezë se viti ’97.  E vërteta duket gjithmonë arrogante.

Pse nuk doni ta besoni se po bëjmë maksimumin brenda mundësive tona, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë akoma.

Ankoheni dhe shani pa pikën e vetëpërmbajtjes për pensionistët që nuk dinë të aplikojnë online. Pensionistët nuk aplikojnë dot dhe nuk do të dalin farë nga shtëpia. Për ato që janë të vetmuar kam thënë që do të shkojmë derë më derë. Pse nuk doni ta kuptoni këtë.

Do të përpiqem me të gjithë fuqitë që të dalim fitimtar nga kjo luftë. Kur ra tërmeti e patë që ju dola për zot, dhe nuk e lashë zotin të bëjë asnjë nga detyrat që më takojnë mua. Edhe në këtë rast nuk do të lëmë asnjë në baltë. Janë 123 mijë familje që do të ndihmohen. Do të jenë  20milion euro plus për pensionistët”, tha Rama/abcnews.al

 

boateng-familja.jpg
Klejdi Kaimi14:22 | 28/03/2020

Coronavirus vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është duke qëndruar në shtëpi. Shembullin më të mirë e kanë dhënë shumë personazhe VIP, të cilët kanë postuar video senzibilizimi ku shfaqen të izoluar në shtëpitë e tyre.

Edhe bota e sportit ka dhënë mesazhet e veta, por nuk kanë munguar dhe sfida të ndryshme, që më pas janë bërë virale. Disa të tjerë kanë zgjedhur dhe të organizojnë “party” në shtëpi, duke improvizuar sadopak në këtë situatë të vështirë.

I fundit që e ka bërë është ish-mesfushori i Milanit, Kevin Prince Boateng. Ganezi ka postuar një video në “Instagramin” e tij, ku shfaqet si “bodyguard” i një klubi nate. Të ftuarit në këtë festë janë gruaja dhe djali i tij.

Boateng pasi kontrollon djalin, i parkon edhe makinën… lodër. Më pas shikohen që të tre duke kërcyer dhe duke dhënë një mesazh se të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Stay at home,party at home 😂 @melissasatta #maddoxprince #havefunathome

A post shared by Kevin Prince Boateng (@princeboateng) on


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono