Pika më me trafik në kufirin mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zhbllokur nga policia kanadeze. Prej më shumë se një jave protestues kundër masave anti-covid e mbanin të bllokuar duke kërkuar heqjen e vaksinimit të detyruar për të kaluar në anën tjetër të kufirit, shkruan The Guardian
Bllokimi pati pasoja për industrinë sidomos për atë të automjeteve, të të dy vendeve. Dhe policia kufitare konfirmoi zgjidhjen e situatës por këshilloi shmangien e udhëtimeve jo të domosdoshme nga njëri vend në tjetrin.
Policisë kanadeze iu deshën dy ditë për të boshatisur urën. Të shtunën e kaluar pjesa më e madhe e kamionëve që kishin bllokuar trafikun, u tërhoqën por dhjetëra manifestues të tjerë nuk pranuan të largoheshin.
Gjatë operacionit të policisë për lirimin e trafikut u arrestuan rreth 30 manifestues. Uashingtoni ushtroi presion ndaj qeverisë kanadeze duke i kërkuar të përdorte pushtetin federal për t’i dhënë fund bllokimit që pati pasoja në ekonominë amerikane.
/abcnews.al