Bllokuan seancën, përjashtohen me dhjetë ditë dy deputete të PD

schedule15:27 - 16 Shkurt, 2024

schedule 15:27 - 16 Shkurt, 2024

TIRANË- Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të Albana Vokshit dhe Elda Hotit. Kjo masë erdhi me kërkesë të Partisë Socialiste, e cila kërkoi ndëshkim për sjelljen e zhurmshme të ligjvënësve të opozitës.

Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit bllokuan foltoren të enjten, mbanin në duar pankarta në anglisht dhe kishin vendosur zhurmues.

Pavarësisht tensioneve, projektligji për lojërat e fatit u miratua me 72 vota pro dhe dy abstenime.

Pavarësisht sjelljeve të zhurmshme dhe kaosit të krijuar nga deputetët “rrëmujaxhinj” të Berishës dhe grupit të Bardhit, mazhoranca ka vijuar agjendën e saj me miratimin e ligjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!