TIRANË– Kryetari i Gripit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke folur para mediat, shpjegoi sipas tij arsyet, të cilat detyruan kolegët e tij të shkaktonin kaos dhe të bllokonin foltoren e Kuvendit.
Ai u shpreh se opozita nuk dëgjohet nga mazhoranca, ndërsa listoi këto disa kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, të cilat janë refuzuar nga socialistët.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se si asnjëherë më parë, opozitës po i ndalohet e drejta për të propozuar anëtarët e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Sipas tij, PD nuk dëshironte të bllokonte seancën, por është detyruar pasi po shpërfillen të gjitha rrugët e saj institucionale.
“Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes se grupit të PD, situata ku mazhoranca e ka përfshirë kuvendin është situatë anormale. Brenda një jave janë rrëzuar tre kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, pa dhënë asnjë shpjegim publik. Pse opozitës nuk i lejohet asi asnjëherë më parë, të bëjë propozimet e anëtareve që ajo dëshiron në Komisionin e Reformës zgjedhore. Jemi detyruar që sot, të nxitur, të kryejmë një veprime për të mos lejuar zhvillimin normal të qytetarëve. Ne do donim sot të flisnim për hallet e qytetarëve, por kur ti i mbyll opozitës rrugët institucionale për të vepruar, padyshim që Kuvendi nuk zhvillon seancë. Kjo betejë është për të rikthyer pluralizmin në vend dhe për t’i dhënë Shqipërisë një parlament, që vepron sipas Kushtetutës. Këto janë arsye pse nuk kemi lejuar të niste seanca plenare. Nuk do donim të shkonim këtu, por jemi të detyruar për sa kohë na është mbyllur çdo rrugë institucionale brenda Kuvendit”, tha ai./ n.m.abcnews.al