Bllokuan rrugën në hyrje të Lezhës, shoqërohen 11 persona

schedule15:02 - 19 Shkurt, 2019

schedule 15:02 - 19 Shkurt, 2019

11 persona u shoqëruan në Policinë e Lezhës për shkak se bllokuan rrugën mëngjesin e kësaj të marte. Ata kishin për qëllim të pengonin kalimin e Kryeministrit Edi Rama i cili udhëtonte në drejtim të Pukës. Mes të shoqëruarve është edhe nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku.

Marku ishte në mes të turmës që bllokoi rrugën dhe që policia e shpalli si tubim të paligjshëm. Ndërkohë kryeministri Edi Rama e devijoi udhëtimin e tij drejt Pukës, duke mos kaluar nga kryqëzimi i Shëngjinit, por nga rruga e vjetër në fshatin Ishull Lezhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!