Në Qafë Thanë gjendja është e rënduar nga radhët e gjata të automjeteve. Dhjetëra kamionë qëndrojnë në pritje me orë të tëra.
Mësohet se shkak është vonesa në futjen e skanerit. Drejtuesit tregojnë se po presin me orë të tëra në këto temperatura të larta.
Situata nuk është aspak normale dhe sipas drejtuesve dhe udhëtarëve kjo gjendje ka ditë që po ndodh.
Ata akuzojnë doganierët se po i mbajnë në pritje pa asnjë shkak ndërkohë që u duhet të vazhdojnë rrugën sepse me këtë punë mbajnë familjet. Kjo ndodh nga pala shqiptare pasi nga pala maqedonase nuk ka vonesa të tilla.
Ndërkohë për situatën e krijuar drejtuesit e doganës së Qafë Thanës nuk kanë reaguar akoma./ABC News Albania 24/7