Gazetarja Xhoana Çollaku raporton se edhe te “Pallati me Shigjeta” janë bllokuar të dy korsitë e rrugës. Ndërsa, gjatë gjithë kohës, policia bën thirrje për të shmangur bllokimin e rrugës.
Ndërkohë, të gjitha automjetet janë duke i rënë borive për të zhbllokuar rrugën.
Sakaq, vetëm pak minuta më herët ishte një nënë në makinë që kishte një fëmijë të sëmurë dhe do ta çonte në spital. Ajo pati një përplasje me protestuesit për të hapur rrugën.
Fal ndërhyrjes së policisë, pati zhbllokim rrugës dhe zonja e çoi fëmijën në spital./abcnews.al