Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi u kap duke transportuar drogë.
Ndalimi i tij u bë në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, duke udhëtuar me mjetin tip ”KIA”, në të cilin kishte fshehur 60.8 kilogramë kanabis.
Lënda narkotike dhe mjeti i 44-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndaj 44-vjeçarit me iniciale A.Nguli rëndon akuza “Prodhim, shitje narkotikësh”./abcnews.al