Bllokohet lëvizja për mjetet e tonazhit të rëndë në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, policia shton prezencën

schedule17:22 - 20 Janar, 2024

schedule 17:22 - 20 Janar, 2024

Policia e Elbasanit ka rritur prezencën në të gjitha akset rrugore urbane dhe rurale për shkak të rënies së reshjeve të dëborës, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Aksi rrugor “Librazhd-Qafë Thanë” aktualisht lëvizja e automjeve kryhet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Njëkohësisht, shërbimet e Policisë janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.

Policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.”, njofton policia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!