Bllokohet kufiri Kosovë-Mali i Zi, shkak trashësia e dëborës

schedule11:44 - 23 Janar, 2023

schedule 11:44 - 23 Janar, 2023

Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të shumta të deborës është bllokuar pika kufitare kullë, që lidh kosovën me malin e zi. Qendra për Menaxhim Kufitar njoftoi të hënën se rruga është bllokuar dhe sëështëndaluar përkohësisht lëvizja e qytetarëve nga të dyja anët e pikës kufitare.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në një njftim ka paralajmëruar se do të ketë të tjerë reshje të shiut dhe dëborës duke rritur në këëtë mënyrëdhe mundësinë për të vështirësuar situatën me përmbytjet në Skenderaj, Mitrovicë dhe zona të tjera të Kosovës.

“Duke e pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë etj, kjo gjendje mund ta vështirësoj edhe më tutje situatën, ngase rrjedhat ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale, tokat sidomos ato në viset e rrafshëta janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre, gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore.” – thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se priten reshje të borës në zona të larta malore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!