Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokohet kalimi në Kakavijë/ Greva e doganave greke mbyll disa pika kufitare në jug të vendit

schedule10:13 - 28 Shkurt, 2025

schedule 10:13 - 28 Shkurt, 2025

Që prej orës 07:00 në Kakavijë nuk është lejuar qarkullimi i mjeteve për shkak të pezullimit të punës nga ana e doganës greke. Situata pranë kësaj pike kufitare nuk është shoqëruar me problematika, pasi policia greke njoftoi një ditë më parë për bllokimin që do të zgjasë deri në orën 23:00.

Gazetari Elidon Berberi raporton se drejt shtetit grek janë lejuar të hyjnë vetëm këmbësorët ndërsa do të lejohen të kalojnë vetëm mjetet e emergjencës, ato të transportit të produkteve ushqimore që ruhen në temperatura frigoferike si edhe ato që transportojnë bagëti të imta.

Lëvizja është bllokuar edhe në pikën kufitare Qafë Botë në Sarandë dhe në Tre Urat në Përmet.

Disa qytetarë që kanë mbetur të bllokuar në doganë janë shprehur për mediat se nuk e kanë parë njoftimin.

“Do të iki në Greqi. Unë erdha për babin se e kam të sëmurë dhe tani do të iki në Greqi. Ta dija nuk do të vija deri në Gjirokastër”, u shpreh një qytetare nga Vlora./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!