Të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Janinës pasditen e sotme do të duhet të planifikojnë orarin e udhëtimit.
Për rreth tre orë rruga nga Kakavija në Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Bëhet fjalë nga ora 18 deri në 21 me orën tonë. Policia kufitare greke ka njoftuar policinë kufitare të Kakavijës se fermerët grekë do të dalin sërish në protestë dhe për këtë arsye do të ndalohet qarkullimi.
Në segmentin rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore../abcnews.al

