Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në portin e Durrësit 27 tonë mish nga Brazili me prezencë salmonele. Pas analizave të mishit të importuar, që konkretisht ishte fileto pule, rezultoi se ishte i infektuar me salmonelë.
AKU bën të ditur se ndaloi hyrjen e ngarkesës së mishit në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.
Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Gjatë këtij viti nga Brazili janë importuar 259 kontenierë dhe AKU sqaron se secili prej tyre i është nënshtruar një kontrolli të imët./abcnews.al