Ndërprerja e energjisë elektrike në Prishtinë ka shkaktuar bllokim të rrugëve në qendër, konkretisht të Katedralja “Nënë Tereza”.
Kryqëzimi në këtë zonë është bllokuar totalisht dhe është pamundësuar qarkullimi.
E njëjta situatë paraqitet edhe me semaforët në zonën e konvikteve.
Nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer kufizimet me energji elektrike. Sipas KEDS-it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq. /Abcnews.al