Bllokohen 84000 Dollarë dhe 3500 Euro në Rinas

schedule19:09 - 31 Gusht, 2018

schedule 19:09 - 31 Gusht, 2018

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave monetare në kufi. Procedohet penalisht poseduesi shtetasi A.D.

Në vijim të masave për parandalimin e paligjshmërisë, efektivat e Policisë Kuiftare Rinas kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai- Kinë”, përzgjodhi për kontroll, pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor shtetasin A.D., ku gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ USD Amerikan dhe një sasi prej 3500 Euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi A.D., 33 vjeç, banues në Tiranë është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./abcnews.al