Plisat janë ndër tifozët më specialë dhe besnikë të kombëtares kuqezi. Tifogrupi nga Prishtina nuk mund të mungonte në ndeshjen e sotme kundër Francës, por në kufi kanë pasur disa probleme.
Plot 4 orë janë vonuar për shkak të mjeteve piroteknike. Policia e Shtetit ua ka konfiskuar 200 tymuese. Plisat kishin menduar t’i ndiznin në qytet përpara ndeshjes dhe jo në stadium. Ultrasit nga kryeqyteti dardan janë të bindur që e gjithë kjo peripeci është krijuar me qëllim dhe akuzojnë për intrigë.
REAGIMI I PLOTË I PLISAVE
NJOFTIM
Sqarim për opinionin e gjerë.
Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë.
Argumentet tona ishin të qarta:
-E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës
-Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.
-Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit.
Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese.
Një gjë është e qartë.
Dikujt i konvenon kjo – ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA.
Andaj, ju bëjmë me dije se.
Gjithë këto nuk do të na ndalin.
“SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE” /abcnews.al