Rreth 30 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të bllokuar që nga ora 3 e mëngjesit të sotëm. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se si rrjedhojë e një defekti të energjisë elektrike, 30 minatorë të turnit të tretë janë bllokuar në minierë.
Ai kanë thënë se numri i minatorëve të bllokuar në minierë ka qenë edhe më i madh por disa prej tyre kanë arritur të dalin nga aty. Januzi theksoi se gjendja e minatorëve që kanë mbetur të bllokuar është e mirë dhe se po bëhen përpjekjet që të dalin sa më shpejt nga aty./abcnews.al