Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokohen 103 mijë palë veshje të falsifikuara me marka luksoze në Durrës

schedule08:58 - 19 Shkurt, 2026

schedule 08:58 - 19 Shkurt, 2026

Janë konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të falsifikuara të markave të ndryshme si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, etj, si edhe bluza të ndryshme sportive të ekipeve të njohura europiane. Veshje të cilat janë bllokuar.

Operacioni u realizua nga Drejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me degën doganore Durrës.

Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të falsifikuara



Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, kanë goditur një rast të cënimit të pronësisë intelektuale.

Janë konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të ndryshme të markave Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, etj, si edhe bluza të ndryshme sportive të ekipeve të njohura europiane.

Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe nisjen e procedurave përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cënon pronësinë intelektuale dhe kryen shkelje të Kodit Doganor dhe legjislacionit në fuqi, duke vazhduar me kontrolle të imtësishme ndaj subjekteve me risk.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!