Bllokimi zgjat vetëm dy ditë, Ballkanit i hapet shpejt merkato

schedule13:56 - 14 Janar, 2021

schedule 13:56 - 14 Janar, 2021

Para pak ditësh në mediet dardane u shpërnda lajmi se Ballkanit i është bllokuar merkato për shkak të borxhit ndaj një lojtari serb në kohën kur ky i fundit ka qenë në provë te klubi nga Suhareka.

Ballkani arriti ta zgjidhë shpejt këtë problem dhe pasi ka marrë lajmin se e ka humbur gjyqin, klubi nga Suhareka ka paguar lojtarin.

Sot Ballkani njofton se pas dy ditësh bllokim, është hapur sistemi TMS (Tranfser Matching System) i FIFA, që funksionon për federimin e lojtarëve, çka do të thotë se ata mund të bëjnë afrime në merkato.

NJOFTIMI – Të dashur tifozë. Te nderuara media. Njoftim për të gjitha palët e interesit, sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional siç kemi potencuar para 2-3 ditëve.

LEXO EDHE: Ballkani zgjidh shpejt çështjen e merkatos, Kabashi: E paguam lojtarin serb

TMS ka qen e bllokuar vetëm dy ditë si shkak i një dënimi për një ish lojtar që ka qen ne prova para 2 viteve. Faleminderit për interesimin. Na priftë e mbara! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!