Gazetarja Bleona Sari ka raportuar nga rrethrrotullimi i ‘Zogut të Zi’. Aktualisht drejtuesit e mjeteve kërkojnë që rruga të lirohet, por ende nuk ka një reagim nga protestuesit.
‘Vetëm para pak minutash patëm disa qytetarë që u bën bashkë dhe vendosën të flisnin me protestuesit që të hapnin rrugët. Nuk ka pasur një reagim nga protestuesit apo edhe nga Oerd Bylykbashi. Ai pati dhe një komunikim me përfaqësues të policisë. Trafiku është bërë disa kilometra, por ende asnjë lirim rrugësh. Kjo është një pikë kyçe ku më herët opozita kishte bërë thirrje. Deri më tani kemi rreth 60 forca të efektivëve që janë në gadishmëri, edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë në gadishmëri. Deri më tani veç bllokimit, nuk ka pasur incidente apo konfrontime. “
/ abcnews.al