Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bllokimi politik filloj pas kthimit të Trump në Presidencë”/ Osmani akuza Kurtit: Nuk ka vend për “one man show”

schedule16:59 - 9 Qershor, 2026

schedule 16:59 - 9 Qershor, 2026

Bllokimi politik në Kosovë nisi sapo në pushtet erdhi administrata Trump.

Kjo është një nga deklaratat më të forta të Vjosa Osmanit në intervistën e saj për CNN, referuar sjelljes politike të zotit Kurti përballë ndërkombëtarëve dhe dëshirës së tij për protagonizëm, në atë që presidentja e Kosovës e quan “one-man show”.

Për këtë model, Osmani tha se Kosova nuk ka më nevojë, duke thumbuar njëkohësisht edhe liderët e vendeve të tjera të rajonit, përfshirë Aleksandër Vuçiçin.



“Kriza ka dëmtuar interesat e Kosovës si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Pikërisht në kohën kur po ndërtonim një momentum ndërkombëtar dhe kur arritëm të rrisnim mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën, sidomos me administratën e re Trump, filloi edhe bllokimi. Zëri i qytetarëve kësaj here është i qartë. Ata duan kompromis mes forcave politike dhe nuk ka vend për politikanë të tipit ‘one-man show”.

Osmani foli për kompromis dhe për gatishmërinë për të biseduar me të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, me përjashtim të partisë serbe që, sipas saj, është përfshirë në sulmet terroriste në Banjskë.

“Shpresoj që ky mesazh i qytetarëve të lexohet drejt nga figurat politike. Nga ana jonë do të bëjmë gjithçka për kompromis dhe për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Nuk mendoj se kompromisi duhet të shihet si diçka negative. Nuk di të them si e mendojnë të tjerët, por ne jemi të gatshëm të diskutojmë për një marrëveshje me cilindo subjekt politik. E dimë që nuk duam të flasim me Listën Serbe, e cila ka marrë pjesë në akte agresioni dhe shkelje të rendit kushtetues të Kosovës. Nëse brenda 60 ditësh nuk kemi president, vendi do të shkojë përsëri drejt kutive të votimit.”

Osmani u ndal edhe te puna e saj në krye të shtetit për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa duket se, pas krizës politike në vend, këto objektiva janë larguar.

Në prezantimin e saj për shikuesit, CNN e përshkruan Kosovën si shtetin më të varfër në Evropë, ndërsa kjo situatë, sipas raportimit, po rrezikon edhe marrëdhëniet me Perëndimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!