Bllokimi i rrugëve drejt Serbisë/ Kosova mbyll për qarkullim pikën kufitare në Bërnjak

schedule21:58 - 6 Shtator, 2024

schedule 21:58 - 6 Shtator, 2024

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se grupe ekstremiste serbe në veri kanë bllokuar pikat kufitare në Jarinje dhe Merdarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla u shpreh se një familjeje, e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë nga këto grupe.

Sveçla theksoi se deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.

“Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët. Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë. Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne. Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shkruan Sveçla në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!