Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bllokimi i negociatave? Gënjeshtër me 7 bishta”, Rama nga Lushnja: Po ecim sipas planit të BE

schedule16:36 - 11 Prill, 2026

schedule 16:36 - 11 Prill, 2026

Rama tha nga Lushnja, përveç mbështetësve të 11 majit, të tjerët nuk e respektojnë fitoren dhe përhapin vetëm përçarje, gjë që ndikon edhe te motivimi i qytetarëve. Ai theksoi se pretendimet për bllokimin e negociatave janë të pavërteta dhe se vendi po ecën sipas planit të BE-së.

“Përveç atyre që na kanë dhënë votën dhe mbështetjen më 11 maj, askush tjetër nuk na e fal dhe nuk do t’ia dijë fare për atë fitore që ne morëm, në kuptimin e respektit dhe detyrave, por do vetëm sherr, shamatë, baltë dhe llum. E gjithë kjo bie edhe mbi ata që na kanë dhënë votën, sepse të dëgjosh përditë e përnatë vetëm keq dhe zi, sigurisht që diçka ndodh në aspektin e motivimit.

Ne nuk kemi një mundësi të korrigjojmë të tjerët, vetëm korrigjojmë veten dhe punën tonë, dhe pjesë e kësaj është edhe rritja e komunikimit me njerëzit. U mbush gjithë hapësira e mediave me një vorbull për bllokimin e negociatave, një gënjeshtër me shtatë bishta. Ne po ecim sipas planit të BE-së. E nisëm nga fundi i bishtit të kavallit dhe jemi përpara bashkë me Malin e Zi.”



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!