Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokimi i monopatinave/ Ministri Lamallari: Disa vendime janë të domosdoshme për mbrojtjen e jetës!

schedule10:42 - 3 Prill, 2026

schedule 10:42 - 3 Prill, 2026

Në një konferencë për mediat, ministri Besfort Lamallari u pyet lidhur me bllokimin e monopatinave.

Lamallari renditi disa nga arsyet e ndalimit të monopatinave, duke shpjeguar se shpesh janë bërë burime aksidenti dhe se është e domosdoshme që disa vendime të zbatohen për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

“Lidhur me aksidentet që kanë ndodhur 3 vitet e fundit janë mbi 2500 aksidente si nga përdorues të monopatina, sot edhe këmbësore. Të mos harrojmë që këto janë mjete që janë bërë burim aksidenti dhe kanë sjellë problem kaosi në trafik. Pra drejtuesit e mjetit duhet të përballen edhe me ato momente të pasigurta. Unë e kuptoj që vendime ndonjëherë mund të jenë edhe anti-elektorale, por koha provon që vendime që mund të duken të forta, janë të duhura sepse mbrojnë qytetarët, jetën. Dhe unë besoj fort që situata e mëparshme nuk mund të vijojë për vetë faktin e shifrave që unë raportova. Sepse efektet që dha, 6 aksidente krahasuar me 2500 janë shifra kokëforte. Të gjitha ata deputetë që sillen sikur janë të shqetësuar, nuk mund të anashkalojnë shifrat. Të mos harrojmë që ky është një vendim i konsultuar edhe me qytetarë, edhe më këmbësorë”, tha ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!