Bllokimi i mallrave, Gjermania paralajmëron Rusinë kundër masave hakmarrëse

schedule15:42 - 22 Qershor, 2022

schedule 15:42 - 22 Qershor, 2022

Qeveria gjermane ka paralajmëruar Rusinë që të mos marrë kundërmasa në lidhje me mosmarrëveshjen e kalimit të mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit, sipas CNN.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të mos marrë asnjë masë që shkel ligjin ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Ai tha se Lituania i kishte ndërmarrë këto veprime brenda kornizës së sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë. Vetëm disa mallra preken nga sanksionet dhe asnjë person nuk është sanksionuar.

“Prandaj ne refuzojmë qartë të gjitha kundërmasat e shpallura nga Rusia,” tha Hebestreit gjatë një konference për shtyp.

Kremlini ka thënë se ndalimi i kalimit të mallrave të sanksionuara nga Lituania drejt Rusisë përmes Kaliningradit është “i papranueshëm”.

“Ne jemi të bindur se sanksionet e miratuara nga BE-ja janë absolutisht të papranueshme. Zbatimi i këtyre sanksioneve në lidhje me tranzitin në Kaliningrad bie ndesh me marrëveshjet themelore”, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se masat hakmarrëse po diskutohen.

Peskov refuzoi të shpjegojë se çfarë mund të përfshijnë këto masa dhe tha se nuk kishte një afat kohor të saktë për përgjigjen e Moskës, por se ajo do t’i shpallë ato kur të jenë gati.

“Masat janë duke u përgatitur. Pasi të kemi peshuar me kujdes gjithçka, do të flasim për këtë”, tha ai.

/abcnews.al